Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arrestime të reja në Meksikë, vazhdon hetimi mbi masakrën ndaj familjeve amerikane

Arrestime të reja në Meksikë, vazhdon hetimi mbi masakrën ndaj familjeve amerikane

18:25, 12/11/2019
A+ Aa A-

Të hënën, një numër i panjohur arrestimesh janë bërë në lidhje me masakrën e javës së kaluar, ku tre gra dhe gjashtë fëmijë, u vranë dhe u dogjën nga kartelet e drogës në veri të Meksikës.

Njoftimi mbi arrestimet është bërë nga një zyrtar i forcave meksikan të sigurisë, raporton FoxNews.

Arrestimet e reja vijnë në një kohë, kur autoritetet meksikane duket se po hetojnë për të identifikuar kartelin përgjegjës për sulmin e rëndë.

Sekretari i Sigurisë Alfonso Durazo, duke folur para gazetarëve në Mexico City, tha se prokurorët federalë, si dhe ata nga Sonora, shtet në veri të Meksikës ku u masakruan familjet amerikane, ishin përgjegjës për hetimin.

Ai nuk e specifikoi numrin e arrestimeve të bëra ose nuk dha ndonjë informacion se cilës organizatë i përkasin, duke u thënë reporterëve se "nuk është i detyruar të japi informacion."

Agjensia Reuters iu drejtua qeverisë së Sonora për informacion në lidhje me arrestimet, por një zëdhënëse u përgjigj: "Ne nuk e kemi atë informacion."

Kjo është hera e dytë që qeveria meksikane ka njoftuar arrestime për rastin tragjik.

I dyshuari i parë, i arrestuar pranë kufirit SHBA-Meksikë një ditë pas vrasjeve, ka mohuar sulmin, pavarësisht se iu gjetën katër armë sulmi me plumba dhe dy pengje të lidhur dhe bagazhin e automjetit të tij, tha Durazo javën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco