Bashkimi Europian vendos zgjatjen e sanksioneve ndaj regjimit të Maduros

Bashkimi Europian vendos zgjatjen e sanksioneve ndaj regjimit të Maduros

23:29, 11/11/2019

BE-ja zgjati sot me një vit sanksionet e vendosura kundër Venezuelës, në shenjë detyruese ndaj Nicola Maduro, për të respektuar shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

“Duke marrë parasysh krizën politike, ekonomike, sociale dhe humanitare që po përballet aktualisht Venezuela dhe veprimet që vazhdojnë të prekin demokracinë, shtetin e të drejtës, Këshilli Europian ka vendosur zgjatjen me një vit deri më 14 nëntor 2020 të masave shtrënguese kundër Venezuelës”, njoftoi institucioni në një komunikatë.

Sanksionet e miratuara për herë të parë në nëntor 2017 kundër 18 zyrtarëve, përfshijnë tashmë 25 persona që mbajnë poste zyrtare dhe që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe cënimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Venezuelë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco