VIDEO/ Punonjësi i restorantit përplas në tokë klienten, u ankua për faturën e vaktit që konsumoi

VIDEO/ Punonjësi i restorantit përplas në tokë klienten, u ankua për faturën e vaktit që konsumoi

22:18, 11/11/2019
A+ Aa A-

Një punonjës i restorantit Popeyes është arrestuar pasi u doli në video duke përplasur trupin një klienteje jashtë një dyqani në Tenesi.

Deriance Ra'Shaiel Hughes 29 vjeç është akuzuar për sulm të rëndë, pasi dyshohet se sulmoi Debra Staggs gjatë një mosmarrëveshje për pagesen saj në restorant, raporton Dailymail.

Rocky McElhaney, firma ligjore e cila përfaqëson Staggs, 55 vjeç, tha që ajo ishte duke u përpjekur të merrte një rimbursim, pasi nuk ishte dakort  me pagesën e vaktit të saj prej 13.11 dollarë.

Video e sulmit u bë me shpejtësi virale, ku shfaqeshin pamjet e njerëzve duke ndjekur Staggs jashtë restorantit.

Më pas ajo është përplasur në tokë nga një burrë që tani besohet të jetë Hughes.

Staggs ka mbetur me një këmbë të thyer, nëntë thyerje në bërrylin e saj dhe gjashtë brinjë të thyera.

Ajo tashmë ka kryer dy operacione dhe duhen muaj me radhë për rehabilitimin e saj të plotë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco