U zhduk pasi shpëtoi 3 anëtarët e peshkarexhës së përmbysur, autoritetet ndalojnë kërkimin

U zhduk pasi shpëtoi 3 anëtarët e peshkarexhës së përmbysur, autoritetet ndalojnë kërkimin

20:30, 11/11/2019
A+ Aa A-

‘Rojet Bregdetare’ pezulluan kërkimin, për një njeri të zhdukur të dielën herët, pasi shpëtoi tre të tjerë nga një anije peshkimi e përmbysur në brigjet veriore të Kalifornisë.

Anija tregtare e quajtur ‘Miss Hailee’, u përmbys të shtunën rreth 30 milje në veri-perëndim të Gjirit Bodega, thanë autoritetet në një deklaratë, sipas FoxNews.

Varka dërgoi një telefonatë shqetësuese rreth orës 5:30 pasdite, por kurrë nuk iu përgjigj thirrjeve të shumta të ‘Rojes Bregdetare’.

Një helikopter MH-65 Dolphin dhe ekuipazhet e anijeve u dërguan në vendin e ngjarjes, tha ‘Rojet Bregdetare’.

Kur helikopteri mbërriti rreth orës 6:50 pasdite, shpëtimtarët thanë se gjetën dy burra dhe një grua në ujë dhe i ngritën ata në helikopter.

‘Rojet Bregdetare’ publikuan video që tregon shpëtimin nga ujërat e ftohta, e një prej organiatorëve të ekuipazhit.

Një shpëtimtar zbriti nga helipkopteri në ujë dhe notoi drejtë personit që po shpëtonte.

Ai e tërhoqi personin në një shportë që ishte ulur poshtë, në mënyrë që të mund të tërhiqej deri në helikopter.

Më pas ekuipazhet e shpëtimit u njoftuan se një anëtar i katërt i ekuipazhit mungonte.

‘Roja Bregdetare’ tha se ekipit shpëtues, iu tha se njeriu i zhdukur kishte një ‘jelek shpëtues’ të veshur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco