Të drejtat e njeriut/ Mijëra pacientë të shëndetit mendor, mbahen me zinxhirë në qëndrat fetare

Të drejtat e njeriut/ Mijëra pacientë të shëndetit mendor, mbahen me zinxhirë në qëndrat fetare

19:15, 11/11/2019
A+ Aa A-

Mijëra pacientë të shëndetit mendor janë të lidhur me zinxhirë dhe mbahen të mbyllur në ambiente fetare në të gjithë Nigerinë, ku ata i nënshtrohen "abuzimit të tmerrshëm", tha të hënën organizata ‘Human Rights Watch’.

Grupi i të drejtave të njeriut, tha se ndalimi dhe trajtimi i dhunshëm i të ‘burgosurve’ pacientë, janë të shumta dhe të shpeshta në vend, si psh. në disa klinika shtetërore, qendra islamike rehabilitimi, shtëpi tradicionale shërimi dhe kisha, raporton CNN.

Duke përmendur intervistat me dhjetëra pacientë, familje dhe stafin në institucione të ndryshme të shëndetit mendor të Nigerisë, të vizituar ndërmjet 2018 deri në 2019, Human Rights Watch tha se pacientët, përfshirë fëmijët, ishin duke u detyruar të hanë ose të pinë barishte, si pjesë e trajtimit të tyre, në disa shtëpi tradicionale të shërimit.

Një vajzë 22-vjeçare në një qendër shërimi të krishterë në Abeokuta, një qytet në Nigerinë Jugperëndimore, u tha grupit të të drejtave të njeriut se ajo ishte mbajtur rob në një kishë për pesë muaj dhe i ishte mohuar ushqimi, si pjesë e një "spastrimi shpirtëror" për gjendjen e saj.

"Unë isha e lidhur me zinxhirë për tre ditë me radhë, në mënyrë që të mund të agjëroja. Për tre ditë nuk kisha ushqim dhe ujë. Nuk ishte zgjedhja ime, por pastori tha se ishte më mirë për mua. Ndonjëherë nëse thonë se duhet të agjëroj dhe unë pi ujë ose marr ushqim, ata (stafi i kishës) më vendosin në një zinxhir, "tha ajo. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco