VIDEO/ Polici plagos me armë protestuesin, publikohen pamjet nga Hong Kongu

VIDEO/ Polici plagos me armë protestuesin, publikohen pamjet nga Hong Kongu

18:12, 11/11/2019

Dy persona janë në gjendje kritike pas një dite tjetër protestash të dhunshme në Hong Kong.

Një protestues u plagos të hënën në mëngjes, në momentin që u qëllua në një distancë të afërt nga një oficer policie.

Ai ishte personi i tretë që është qëllua nga policia, që kur protestat filluan 24 javë më parë, sipas BBC.

Gjatë të hënës, një mbështetës ‘pro-Pekinit’, u spërkat me lëng të ndezshëm dhe iu vu flaka nga një protestues, pasi debatoi me protestuesit, të cilët po kërkojnë një demokraci më të madhe dhe përgjegjësi të policisë në Hong Kong.

Shefi Ekzekutiv i territorit Carrie Lam, duke folur në një konferencë shtypi të hënën në mbrëmje, i quajti demonstruesit armiq të njerëzve.

"Nëse ka akoma ndonjë mendim të dëshirueshëm se duke përshkallëzuar dhunën, qeveria e Hong Kongut do t'i nënshtrohet presionit, për të përmbushur të ashtuquajturat kërkesa politike, unë po e bëj këtë deklaratë të qartë dhe me zë të lartë këtu: kjo nuk do të ndodhë", tha ajo.

Përleshjet e të hënës në Hong Kong ishin të ashpra midis protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit qëlluan me plumba gome dhe gaz lotësjellës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco