Ankara – Turqia njoftoi të hënën se kishte dëbuar dy militantë islamikë – një gjerman dhe një amerikan, duke shënuar kështu fillimin e një programi për riatdhesimin e luftëtarëve të ISIS, që shkaktoi fërkime midis saj dhe aleatëve të NATO-s që nga momenti kur ajo filloi ofensivën në Siri.
Aleatët qenë shqetësuar se militantët e ISIS mund të arratiseshin si rezultat i ofensivës turke, që filloi vitin e kaluar.
Turqia ka akuzuar vendet perëndimore, veçanërisht Europën, se ishte shumë e avashtë në tërheqjen e qytetarëve të saj që shkuan në Lindjen e Mesme për të luftuar në krah të grupit militant.
Qëkurse filloi sulmin në kufi, Turqia ka kapur territorin e zënë nga milicia kurde, ku mbaheshin mijëra luftëtarë të ISIS dhe dhjetëra mijëra anëtarë të familjeve të tyre, të huaj.
Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylo tha javën e kaluar se Ankara do të fillonte të kthente që nga e hëna, nëpër shtetet e tyre nga erdhën, luftëtarët e ISIS që, edhe pse shtetet e tyre mund t’ua kishin hequr nënshtetësinë.
Zëdhënësi i Ministrit të Brendshëm, Ismail Catacli, tha se një luftëtar amerikan dhe një gjerman u deportuan të hënën. Ai nuk specifikoi se ku ishin dërguar ata, megjithatë Turqia ka deklaruar vazhdimisht se ata do të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës.
23 të tjerë do të dëbohen në ditët që vijnë nga e gjithë Europa, përfshirë një danez që pritet të nxirret jashtë vendit sot e po ashtu, dy me kombësi irlandeze, nëntë gjermamë dhe 11 francezë.
“Përpjekjet për të identifikuar kombësinë e luftëtarëve të huaja të kapur në Siri kanë përfunduar me përfundimin e marrjes në pyetje për 90% të tyre dhe njoftimin e vendeve përkatëse,” tha Catacli.
"Procesi i riatdhesimit të luftëtarëve të huaj në vendet e tyre do të vazhdojë me vendosmëri”, citohet ai.
Të hënën, televizioni shtetëror turk TRT Haber tha se Turqia synonte të riatdhesonte rreth 2500 militantë, shumica e të cilëve nga vendet e Bashkimit Evropian. /SYRI.NET
© SYRI.net