Gjykata: Holanda të pranojë kthimin e fëmijëve të ISIS, jo të nënave të tyre

Gjykata: Holanda të pranojë kthimin e fëmijëve të ISIS, jo të nënave të tyre

13:35, 11/11/2019
A+ Aa A-

Amsterdam – Holanda duhet të ndihmojë aktivisht riatdhesimin e fëmijëve të grave që iu bashkuan Shtetit Islamik në Siri, vendoi një gjykatë në Hagë të hënën. Vetë nënat nuk ka nevojë të pranohen përsëri në Holandë, tha gjykata. 

Avokatët e 23 grave nga Holanda, që iu bashkuan ISIS, i  kishin kërkuar një gjykate të premten të urdhëronte shtetin t’i riatdhesonte ato dhe 56 fëmijët e tyre të vegjël nga Siria.

Gratë dhe fëmijët po jetonin në “kushte të mjerueshme” në kampin Al-Hol në veri të Sirisë, argumentuan avokatët e tyre.

Rreth 68,000 luftëtarë të mundur të ISIS dhe familjet e tyre po mbahen në kamp, sipas Kryqit të Kuq, nën mbikqyrjen e forcave kurdo-siriane, pasi u mor edhe vatra e fundit e grupit xhihadist.

Sipas shifrave të Shërbimit Sekret të Holandës më 1 tetor, nga Holanda shkuan në veri të Sirisë, 55 militantë të ISIS dhe së paku 90 fëmijë me prindër holandezë ose prindër që kishin jetuar një periudhë të konsiderueshme kohe në Holandë./SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco