Efektet e Brexit/ Ekonomia britanike shënon rritjen më të dobët nga viti 2010

Efektet e Brexit/ Ekonomia britanike shënon rritjen më të dobët nga viti 2010

11:24, 11/11/2019
A+ Aa A-

Ekonomia e Britanisë së Madhe e ka shënuar rritjen më të dobët vjetore në çerekun e tretë në nëntë vjetët e fundit. Besohet se në këtë shifër kanë ndikuar dobësimi i rritjes së ekonomisë botërore dhe çështja e Brexit-it.

Rritja ekonomike vjetore ra nga 1.3 në 1.0 për qind gjatë çerekut të dytë, që ishte shkalla më e ulët që nga çereku i parë i vitit 2010. Lajmin e bëri të ditur Zyra Britanike për Statistika Kombëtare.

Gjatë çerekut të tretë, kur kryeministër i Britanisë u bë Boris Johnson, bizneset kishin më shumë shqetësime për mundësinë e largimit të vendit nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

Rritja e prodhimit vendor në çerekun e tretë ishte vetëm 0.3 për qind, ndonëse Banka e Anglisë dhe ekonomistët e sektorit privat kishin parashikuar rritje prej 0.4 për qind.

Ekonomia e Britanisë e ka marrë teposhtën që nga referendumi i vitit 2016 për Brexit-in. Para këtij zhvillimi politik, ekonomia e shtetit ishullor zakonisht rritej 2 për qind në vit.

Ndryshe, Bashkimi Evropian i ka dhënë afat shtesë deri më 31 janar Britanisë së Madhe për të arritur marrëveshje të brendshme për Brexit-in, ndërsa qytetarët do ta zgjedhin qeverinë e re përmes votimit më 12 dhjetor, shkruan “Reuters”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco