Miratohen dy barna të reja nga kanabisi, kundër epilepsisë, ulin 40% krizat

Miratohen dy barna të reja nga kanabisi, kundër epilepsisë, ulin 40% krizat

08:29, 11/11/2019

Dy barna të reja me bazë kanabisin, që përdoren për të trajtuar epilepsinë dhe sklerozën e shumëfishtë, u miratuan për përdorim në Angli nga NHS.

Kjo është në vazhdën e udhëzimeve të reja nga enti këshillimor i barnave NICE, që i kontrollon produktet për përmbushjen e kushteve . Të dyja barnat janë prodhuar në Angli.

Mjekët do të lëshojnë receta për Epidyolex për fëmijët me dy lloje të epilepsisë së rëndë: sindromën Lennonx Gastaut dhe sindromën Dravet, që shkaktojnë disa kriza në ditë.

Studimet klinike kanë treguar se përdorimi nga goja, që përmban kanabidiol (CBD) mund të pakësojë numrin e krizave deri në 40% tek disa fëmijë.

Epidyolex u aprovua për përdorim në Evropë në shtator, por në projekt udhëzimin e NICE fillimisht u tha se nuk ia vlente për shkak të kostos.

Ai i kushton diku tek 5,000 deri 10,000 stërlina çdo pacienti në ditë, por prodhuesi, GW Pharmaceuticals, ka rënë dakord për një çmim më të ulët me NHS.

Vlerësohet se ka 3000 persona me sindromën Dravet dhe 5000 të tjera me sindromën Lennox Gastaut në Angli. Barna nuk përmban përbërësin kryesorë psikoaktiv të kanabisit, THC.

Kura tjetër, Sativex, është një sprajt nga goja që përmban një përzierje të THC dhe CBD.

Ajo u aprovua për të trajtuar spazmat dhe ngurtësimin e muskujve në sklerozën e shumëfishtë, por doktorët nuk do të lejohen ta japin atë me recetë për të trajtuar dhimbjen.

Ajo ishte barna e parë e bazuar tek kanabisi që u licensua në Angli pas testeve klinike dhe ka qenë në të dispozicion të NHS në Uells që nga viti 2014. Ajo kushton diku tek 2,000 stërlinda në vit për pacient.

Prof. Helen Cross, një këshilluese në neurologjinë pediatrike në Great Ormodn Street Hospital, për Epidyolec tha se ishte një lajm i madh.

“Sindromat e Dravet dhe Lennox Gastaut janë të dyja epilepsi komplekse të vështira ,me mundësi të kufizuara trajtimesh efektive dhe kjo ju jep një mundësi të re pacientëve”./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco