Nuk ka paqe në Siri/ 8 civilë të vrarë, 20 të plagosur

Nuk ka paqe në Siri/ 8 civilë të vrarë, 20 të plagosur

22:09, 10/11/2019
A+ Aa A-

Shpërthimi i një makinë-bombe ka vrarë të paktën tetë civilë në veri të Sirisë, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Lajmin e bën të ditur Ministria turke e Mbrojtjes.

Shpërthimi ndodhi në qytetin Tal Abyad, një qytet gjendet në zonën kufitare dhe u morr nënë kontrollin e forcave turke nga luftëtarët kurdë.

Ministria turke fajësoi luftëtarët kurdë të Sirisë për shpërthimin, duke i akuzuar ata për “masakrimin e civilëve të pafajshëm”, shkruan Rel.

Ky sulm vjen vetëm një javë pasi një shpërthim i ngjashëm vrau 13 persona në Tal Abyad. Turqia kreu një ofensivë ushtarake në veri të Sirisë muajin e kaluar, duke larguar nga zona kufitare luftëtarët kurdë. Ofensiva ushtarake turke ka detyruar rreth 200 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ankraja thotë se forcat kurde në Siri janë terrorist dhe kanë lidhje me militantët kurdë që luftojnë brenda territorit të Turqisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco