Sulmohen me eksploziv trupat italiane në Irak/ 5 të plagosur, 3 në gjendje kritike

Sulmohen me eksploziv trupat italiane në Irak/ 5 të plagosur, 3 në gjendje kritike

20:15, 10/11/2019

Ministria italiane e Mbrojtjes informon se trupat ushtarake italiane në Irak kanë rënë pre e një atentati me bombë artizanale, në Palkana në jug të Erbil.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm e 5 ushtarakë italiane kanë mbetur të plagosur, 3 prej tyre  janë në gjendje të rëndë.

Bomba është aktivizuar në momentin e kalimit të trupave  speciale ushtarake italiane të cilët janë pjesë e  aktivitetit përgatitor e stërvitor në ndihmë të trupave ushtarake irakene të impenjuara në luftën kudër ISIS.

Autoritetet italiane informojnë se 5 ushtarët e plagosur janë evakuuar nga zona e shpërthimit e janë transportuar në spitalin ushtarak në Bagdad, me helikopterë të forcave të armatosura amerikane.

Autoritetet me të larta të shtetit italian, Presidenti Mattarela, kryeminstri Conte , ministri i Mbrojtjes Guerini po ndjekin me mjaft preokupimi situatën e u janë pranë familjeve të ushtarëve të plagosur.

Ambasadori italian në Bagdad. Bruno Antonio Pasquino. informon se asnjë nga 5 italianët e plagosur nuk është në rrezik për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco