Ushtarët ‘braktisin' urdhërat, bashkohen me protestuesit: Nuk do mbrojmë zgjedhje të diskutueshme

Ushtarët ‘braktisin' urdhërat, bashkohen me protestuesit: Nuk do mbrojmë zgjedhje të diskutueshme

23:12, 09/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti bolivian Evo Morales, denoncoi veprimet e "grupeve të dhunshme" të shtunën, disa orë pasi forcat e policisë u panë duke u bashkuar me protestuesit.

Pak më vonë dhe ushtria doli duke thënë se nuk do të "ndeshen me njerëzit", për të mbrojtur zgjedhje të diskutueshme, raporton Reuters. 

Morales, udhëheqësi më jetëgjatë i Amerikës Latine, fitoi zgjedhjet në 20 tetor, por një vonesë prej gati një ditë në numërimin e votave, ka ngjallur akuza për mashtrim dhe çoi në protesta, greva dhe bllokime rrugësh.

Të premten në mbrëmje, televizioni lokal tregoi policinë në disa qytete Boliviane, duke marshuar së bashku me protestuesit në akte të dukshme mosbindjeje dhe duke u bashkuar me thirrjet që përdoren rregullisht nga opozita.

Duke shtuar presionin ndaj Morales, Forcat e Armatosura thanë në një deklaratë të shtunën "se ne kurrë nuk do të ballafaqohemi me njerëzit me të cilët kemi detyrë për ti mbrojtur dhe gjithmonë do të sigurojmë paqe, bashkëjetesë dhe zhvillim të atdheut tonë."

Ministria e jashtme lëshoi një deklaratë duke thënë se disa oficerë policie kishin "braktisur rolin e tyre kushtetues për të siguruar sigurinë e shoqërisë dhe institucioneve shtetërore". 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco