Kapacitetet e frikshme të Iranit, në gjendje të pasurojë uranium deri në 60%

Kapacitetet e frikshme të Iranit, në gjendje të pasurojë uranium deri në 60%

21:01, 09/11/2019
A+ Aa A-

Irani ka kapacitetin për të pasuruar uranium deri në 60%, tha të shtunë një zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI), shumë më tepër sesa kërkohet për shumicën e përdorimeve civile, por më pak se 90% e nevojëspër të bërë karburantin e bombës bërthamore.

"Organizata ka mundësinë të prodhojë 5%, 20% dhe 60%, dhe e ka realisht këtë aftësi," tha zëdhënësi i AEOI Behrouz Kamalvandi, gjatë një konference për shtyp në uzinën bërthamore nëntokësore Fordow, njoftoi agjensia zyrtare e lajmeve IRIB.

"Për momentin, nevoja është për 5%," shtoi ai, sipas Reuters.

Autoriteti më i lartë politik i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha muajin e kaluar se Republika Islamike nuk kishte ndjekur kurrë ndërtimin ose përdorimin e armëve bërthamore, të cilat feja e saj i ndalon.

Irani tha të enjten se kishte rifilluar pasurimin e uraniumit në Fordow, duke u larguar më tej nga marrëveshja e tij bërthamore e vitit 2015 me fuqitë botërore, pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën prej saj.

Pakti ndalon prodhimin e materialit bërthamor në Fordow, një vend shumë i ndjeshëm, vend që Irani e fshehu nga inspektorët e SHBA, deri në ekspozimin e tij në 2009.

Inspektorët nga Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të vizitojnë Fordow të dielën, tha Kamalvandi.

Që nga maji, Irani ka filluar të tejkalojë kufijtë e kapacitetit të tij bërthamor të vendosur nga pakti, në shenjë hakmarrjeje për presionin e SHBA-së mbi Teheranin, për të negociuar kufizime në programin e tij të raketave balistike dhe mbështetje për forcat proxy rreth Lindjes së Mesme.

Irani thotë se masat e tij janë të kthyeshme nëse nënshkruesit evropianë në marrëveshje, arrijnë të rivendosin hyrjen e saj në tregtinë e jashtme të premtuar në bazë të marrëveshjes bërthamore.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco