Vdes 90 vjeç, kauboji i famshëm i Marlboro që nuk e piu kurrë duhanin

Vdes 90 vjeç, kauboji i famshëm i Marlboro që nuk e piu kurrë duhanin

09:52, 09/11/2019
A+ Aa A-

Robert Norris, burri origjinal i Marlboro, imazhi i të cilit u përdor në reklamat e markës së famshme të cigareve, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Norris ndërroi jetë në fermën e tij në Colorado Springs të shtunën. Ai rrethohej nga dy djemtë e tij dhe dy vajzat, 13 nipërit dhe 18 mbesat.

Për 12 vjet me radhë, Norris pushtoi ballinat e revistave si Njeriu i Marlboro, një burrë i i veshur me kapele kauboji në terrene të ashpra, me një cigare në buzë ose në duar.

Por, pavarësisht se ai në fotografi u shfaq me cigare për më shumë se një dekadë, Norris kurrë nuk piu duhan dhe përfundimisht u largua nga kjo fushatë reklamuese kur e ndjeu se nuk po jepte një shembull të mirë për fëmijët e tij./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco