A është në vdekje klinike NATO? Pompeo reagon nga Berlini

A është në vdekje klinike NATO? Pompeo reagon nga Berlini

20:05, 08/11/2019
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po viziton Berlinin, prej nga ku komentoi edhe intervistën e bujshme të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ky i fundit deklaroi për ‘Economist’ se NATO është në vdekje klinike.

Por Pompeo u tha gazetarëve se NATO duhet të rritet dhe të ndryshojë. “Pas 70 vitesh, NATO duhet të përballet me realitetin dhe sfidat e sotme,” tha ai.

“Nëse vendet besojnë se mund të përfitojnë nga siguria e NATO-s pa ofruar burimet e nevojshme, nëse nuk u përmbahen këtyre angazhimeve, ekziston rreziku që NATO të bëhet joefektive dhe e dalë loje”, tha ai.

Presidenti amerikan i ka akuzuar vazhdimisht vendet anëtare të NATO-s se nuk bëjnë shpenzimet e nevojshme ushtarake.

NATO pritet të festojë 70-vjetorin në një samit në Londër muajin që vjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco