Gjendet trupi i pajetë i një gruaje, ishte rrëmbyer nga shiu gjatë përmbytjeve

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje, ishte rrëmbyer nga shiu gjatë përmbytjeve

17:34, 08/11/2019
A+ Aa A-

Trupi i pajetë i gruas është zbuluar pas përmbytjes në Derbyshire.

Vdekja e saj vjen pasi Agjensia e Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar, lëshoi më shumë se 70 paralajmërime për përmbytjet në të gjithë Anglinë, përfshirë gjashtë alarmet e rënda "të rrezikshme për jetën", raporton CNN.

Një pjesë e vendit kaloi 24 orë shi, e barabartë në masën e një muaji dhe banorët janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Disa persona ishin bllokuar gjatë natës në një qendër tregtare në veri të Anglisë.

Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar përçarje të mëdha në hekurudhat në veri, i cili pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco