Mbi 90 vatra zjarri në Australi, autoritetet: Kërkoni strehim nga zjarret, tepër vonë për t'u larguar

Mbi 90 vatra zjarri në Australi, autoritetet: Kërkoni strehim nga zjarret, tepër vonë për t'u larguar

16:33, 08/11/2019
A+ Aa A-

Autoritetet australiane thonë se një numër "i paparë" i zjarreve kanë kërcënuar shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

Më shumë se 90 vatra zjarri janë shënuar në të gjithë vendin, sipas Rel.

Zjarret, shumë në zonat e prekura nga thatësira, po përkeqësohen nga erërat dhe nxehtësia deri në 35 gradë Celsius.

Në disa vende raportohet për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre, derisa ekuipazhet e shpëtimit janë të paaftë për të shkuar aty, për shkak të fuqisë së zjarreve.

"Ne kurrë nuk kemi parë kaq shumë zjarre", deklaroi, Shane Fitzsimmons, komisioner i Shërbimeve kundër zjarrit.

Autoritetet paralajmëruan disa njerëz, që të kërkonin strehim nga zjarret në vend se të iknin, pasi tani ishte "tepër vonë për t'u larguar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco