Me 150 plumba: Momenti kur ekzekutohet polici që arrestoi djalin e El Chapo-s

Me 150 plumba: Momenti kur ekzekutohet polici që arrestoi djalin e El Chapo-s

08:44, 08/11/2019

KUJDES: PAMJE TE RENDA

Një oficer meksikan, i përfshirë në arrestimin e djalit të trafikantit të drogës, El Chapo, u ekzekutua në një parkim.

Pamjet e kamerave tregojnë momentin e tmerrshëm kur të paktën dy persona të armatosur me armë gjysmëautomatike zbresin nga një makinë e kuqe dhe hapin zjarr mbi makinën Nissan.

Gjithçka zgjati rreth 30 sekonda dhe sipas Daily Mail, autorët qëlluan të paktën 150 plumba mbi makinën e bardhë.

Autoritetet thanë se oficeri i vdekur quhet Eduardo ‘N’, 32 vjeç.

Viktima ishte oficer i lartë në policinë e Sinaloas.

Mediat thonë se vrasja ishte hakmarrje ndaj arrestimit të djalit të El Chapo-s, Ovidio Guzman Lopez.

Forcat policore e arrestuan djalin e El Chapo-s dhe e ulën në gjunjë, por u detyruan të tërhiqen pasi u rrethuan nga njerëzit e kartelit.

Kjo ngjarje provokoi një luftë të vërtetë.

Image

okImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco