Macron nis operacionin: Policia franceze spastron kampin e emigrantëve në Paris

Macron nis operacionin: Policia franceze spastron kampin e emigrantëve në Paris

08:39, 07/11/2019

Paris – Policia franceze filloi spastrimin e një kampi refugjatësh prej tendash, në veri të Parisit sot, të enjten, një ditë pasi qeveria franceze njoftoi për shtrëngimin e politikave të emigracionit.

Autobusët morën me qindra njerëz në zonën e Porte de la Chapelle, ku refugjatët e paligjshëm jetojnë në tenda poshtë dhe përrethl rrugëve të unazës periferike të Parisit si dhe në rampat e autostradës A1.

“Unë nuk do t’i toleroj më gjatë këto instalime anës rrugëve, këtu apo kudo tjetër, në hapësirat publike të Parisit”, i tha Prefekti i Parisit, Didier Lallement, gazetarët në vendin e ngjarjes.

Që nga mbyllja e një kampi të madh refugjatësh në Calais në 2016, gjithnjë e më shumë refugjatë iu drejtuan Parisit, ku tendat e tyre vazhdimisht prishen për t’u ngritur sërish në një zonë tjetër muaj  disa më pas.

Të mërkurën, Kryeministri Edouard Philipe njoftoi mbylljen e kampeve të emigrantëve, kuotat për punëtorët emigrantë dhe kufijtë deri ku mund të përfitojnë kujdes shëndetësor jourgjent, azilkërkuesit e sapoardhur, në kuadrin e përpjekjeve për të treguar se qeveria u kushton vëmendje shqetësimeve të votuesve  për emigracionin. ar.sh/SYRI.NET

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco