Goditje për Trump/ Demokratët amerikanë shënojnë fitore në zgjedhje

Goditje për Trump/ Demokratët amerikanë shënojnë fitore në zgjedhje

08:55, 06/11/2019

Demokratët amerikanë kanë arritur fitore në rëndësishme në zgjedhjet për shtete, në atë që mund të cilësohet si goditje ndaj presidentit Donald Trump.

Sipas BBC, demokrati Andy Besheer pretendon fitoren në zgjedhjet për guvernator në Kentucky, pas një gare të ngushtë në shtetin konservator.

Po ashtu demokratët kanë marrë kontrollin e plotë në shtetin Virginia për herë të parë pas 20 vitesh.

Rezultatet shihen gjerësisht si një test për situatën politike në vend përpara zgjedhjeve presidenciale.

Megjithatë, Republikanët arritën të ruajnë kontrollin në garën për guvernatorin e shtetit Mississippi.

Humbja në Kentucky shihet si një goditje për Trump, i cili bëri fushatë në këtë shtet dhe e fitoi atë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Edhe pse zgjedhjet janë pas një viti, sërish rezultatet shihen si reflektim i popullaritetit të Trump tashmë që ndaj tij ka nisur një hetim për shkarkim nga detyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Infeksion Neokomunist06/11/2019 09:48

Të referohesh tek një media e majtë dhe krejtësisht e njëanëshme për një situatë komplet ndryshe, është minimalisht jo profesionale për ju (SYRI.NET), në mos e qëllimtë sikurse ata që e prodhuan koperceptimin e lajmit.

Shto koment

Denonco