SHBA nis hetimin për liderin e ri të ISIS, al-Quraishi

SHBA nis hetimin për liderin e ri të ISIS, al-Quraishi

10:21, 02/11/2019
A+ Aa A-

Uashington – SHBA janë duke hetuar për liderin e ri të ISIS që të përcaktojnë rolin që ka pasur në këtë organizatë, tha të premten Nathan Sales, kordinatori amerikan kundër terrorizmit, disa ditë pas vrasjes së ish-udhëheqësit Abu Bakr al-Baghdadi.

"Çdo herë që ndodh një tranzicion në udhëheqjen e një organizate terroriste, ne duam të sigurohemi që kemi informacionet më të fundit që duhet të kemi për të, për t’u përballur me kërcënimin,“ tha Sales në një konferencë.

Shteti Islamik, në një audio-kasetë që e publikoi të enjten, konfirmoi se Baghdadi ishte vrarë në fundjavë në një sulm të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë. ISIS u zotua për t’u hakmarrë kundër SHBA-ve.

Grupi i njohur si ISIS, tha se pasardhësi i Baghdadi, i identifikuar si Abu Ibrahim al-Hashemi al-Quraishi ishte emëruar në post.

Më herët të premten, Presidenti amerikan Donald Trump shkori në Tëitter: “ ISIS ka një lider të ri. E dimë saktësisht se kush është ai”, shkroi ai pa sqaruar më tej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco