Trump braktis New York-un, zhvendoset përgjithmonë në Florida

Trump braktis New York-un, zhvendoset përgjithmonë në Florida

16:43, 01/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do ta bëjë Floridan, shtëpinë e tij të përhershme, në vend të Trump Tower në New York.

Ai tha se ishte trajtuar keq nga drejtuesit politikë të New York-ut, pavarësisht se kishte paguar miliona dollarë në taksë, sipas BBC.

Z. Trump ka lindur në New York, por ka kaluar gjithnjë e më shumë kohë në pasurinë e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach.

Presidenti, një republikan, ka qenë në kundërshtim me Guvernatorin e shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo dhe kryetarin e bashkisë së New York Bill de Blasio - të dy demokratë.

Ai ka në pronësi vendpushimin Mar-a-Lago që nga viti 1985 dhe udhëton shpesh ndërmjet saj dhe Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump po kandidon për një mandat të dytë, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe e bëri të qartë të enjten, se shpresonte të ishte në Shtëpinë e Bardhë edhe për pesë vite të tjerë.

Ai tha se do ta çmonte gjithmonë Nju Jorkun, por shtoi: "Fatkeqësisht, pavarësisht nga fakti që paguaj miliona dollarë në taksa shtetërore dhe lokale çdo vit, unë jam trajtuar shumë keq nga drejtuesit politikë, si ata të qytetit ashtu edhe ata të shtetit. Pak janë trajtuar më keq ".

Sipas dokumenteve të marra nga Times, "vendet e tjera të banimit" të zotit Trump janë renditur si 1600 Pennsylvania Avenue (Shtëpia e Bardhë) dhe klubi i tij privat i golfit në Bedminster, New Jersey.

Një apartament në Trump Tower, Manhattan, ka qenë vendbanimi kryesor i zotit Trump që nga viti 1983. Nuk është e qartë nëse ai do ta mbajë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco