Kim provokon sërish: Me sukses, lëshuesit e shumëfishtë të raketave, shkatërrojnë totalisht! Njerëzit panë në TV momentin kur Koreja e Veriut lëshoi dy predha, ndoshta raketa, në drejtim të detit, midis gadishullit korean dhe Japonisë.

Kim provokon sërish: Me sukses, lëshuesit e shumëfishtë të raketave, shkatërrojnë totalisht!

09:57, 01/11/2019
A+ Aa A-

Seul – Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut KCNA njoftoi të premten se lëshuesit e shumëfishtë të raketave shumë të mëdha, një ditë më parë, kishin pasur sukses, por testimi i tyre provokoi protesta në shtetet fqinje si Japonia dhe Koreja e Veriut.

Televizioni koreanoverior tha se prova e fundit e lëshuesve të shumëfishtë të raketave shumë të mëdha, pas dy provave të të njëjtës armë në gusht dhe në shtator të mbikqyrura nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, treguan përparimin që po bëjnë për zhvillimin e armëve,  ndërkohë që bisedimet me SHBA mbeten në harresë.

Gazeta shtetërore e Koresë së Veriut, Rodon Sinmun, publikoi një foto të lëshuesit të shumëfishtë të raketave, të rrethuar nga flakë të verdha dhe tym.

Testi i së enjtes tregoi se “sistemi i vazhdueshëm i zjarrit” i lëshuesve të shumëfishtë të raketave ishte në gjendje “të shkatërronte totalisht” një objektiv të armikut me një goditje të befasishme, tha KCNA.

Senatori republikan amerikan Cory Gardner, kryetar i Nënkomitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit për Azinë Lindore e Paqësorin dhe tha se Koreja e Veiut ishte e vendosur për t’i përshkallëzuar veprimet e saj.

“Ky lëshim dhe agresioni në vazhdimësi i Koresë së Veriut nënvizon nevojën që administrata Trump të riangazhohet në politikën e presionit maksimal” dhe që Kongresi të vendosë sanksione shtesë kundër qeverisë së Kim,  tha Gardner në një deklaratë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco