Merkel me biznesmenë gjermanë në Indi, synime për një marrëveshje të tregtisë së lirë

Merkel me biznesmenë gjermanë në Indi, synime për një marrëveshje të tregtisë së lirë

09:34, 01/11/2019
A+ Aa A-

New Delhi – Gjermania ka të ngjarë të kërkojë nga India të rifillojë bisedimet për finalizimin  e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian gjatë takimeve të Kancelares Angela Merkel me liderët e qeverisë së New Delhi të premten.

Merkel, e shoqëruar nga disa anëtarë të kabinetit dhe një delegacion biznesi, nisi bisedimet me kryeministrin e Indisë Narendra Modi, të cilat pritet të prekin tregtinë, investimet, sigurinë rajonale dhe ndryshimet klimaterike.

Gjermania është partneri më i madh tregtar i Indisë në Evropë dhe më shumë se 1700 kompania gjermane operojnë në këtë vend.

“Të pasuri e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Indinë është një kërkesë e pritur gjatë nga Gjermania”, tha një burimet, që nuk pranoi të identifikohej, sepse bisedimet janë private. Në burim i dytë konfirmoi të njëjtën gjë.

Eric Scheweist, President i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë tha për Reuters se India ka një potencial shumë të madh, por ka pasur pasiguri tek kompanitë, pasi një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve midis dy vendeve kishte përfunduar në 2016.

Një pakt për tregtinë e lirë që ka qenë në diskutim për vite do të ndihmojë në këtë drejtim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco