Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vrasja e al-Bagdhadi/ Ja shpërblimi marramendës që do marrë personi që spiunoi liderin e ISIS

Vrasja e al-Bagdhadi/ Ja shpërblimi marramendës që do marrë personi që spiunoi liderin e ISIS

08:34, 01/11/2019
A+ Aa A-

Personi i cili ofroi informata, për vendqëndrimin e liderit të ISIS al-Bagdhadi, do marrë çmimin prej 25 milion dollarëve, që amerikanët e kishin vendosur për kokën e tij

Shtëpia e Bagdad në veri-perëndim të Sirisë u sulmua nga forcat speicale së bashku me qëntë ushtarakë, dhe ndoqën udhëheqësin më të kërkuar terrorist në botë, ndërsa ai u përpoq të shpëtonte.

Komandat amerikane zbritën në vendkalimin e Bagdadit, me ndihmën e një informatori jashtëzakonisht të vendosur, i cili përcolli lëvizjet e liderit terrorist rreth Sirisë dhe madje ndihmoi mbikëqyrjen e punëve ndërtimore në shtëpinë e tij.

Kombësia e burrit, nuk është zbuluar, por ai pritet që të marrë dhuratën në vlerë prej 25 milion dollarësh amerikanë.

Informat që ai siguro, ishin shumë themelore gjatë sulmit të SHBA, që përfundoi me vrasjen e terroristit.

Një zyrtar tha që informatori ishte një arab Suni, që u kthye kundër ISIS sepse një nga të afërmit e tij ishte vrarë nga grupi.

Informatori, i cili u përshkruar si një pjesëmarrës I angazhuar dhe madje entuziast në mission, dha detaje thelbësore në lidhje me udhëheqësin terrorist, përfshirë faktin që ai gjithmonë udhëtonte me një rrip vetëvrasës, në mënyrë që të mund të vriste veten nëse ishte në ‘’prag të rrezikut’’.

Raporti gjithashtu thoshte se koka e Bagdadit, ishte dukshëm e paprekur pas shpërthimit, dhe operatorët amerikanë ishin të bindur për identitetin e tij, dhe përpara se të kryhej një test I ADN-së, në terrën për konfirmim.

Një nga zyrtarët citohet të ketë thënë: ‘’Ky është Bagdadi, ne tani kem jackpotin’’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco