Trump kritikon Johnson, marrëveshja e Brexit kufizon tregtinë me SHBA

Trump kritikon Johnson, marrëveshja e Brexit kufizon tregtinë me SHBA

23:21, 31/10/2019
A+ Aa A-

Donald Trump ka kritikuar marrëveshjen e Brexit të Boris Johnson me BE, duke thënë se ajo kufizon aftësinë e SHBA, për të bërë tregti në të ardhmen me Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur për LBC, Trump tha se ‘pa marrëveshje’, të dy vendet mund të "bënin shumë më shumë" sesa tani, raporton BBC.

Presidenti amerikan gjithashtu hodhi një sulm te lideri i Punës Jeremy Corbyn, duke thënë se ai do të ishte "shumë më i keq" si kryeministër .

Z. Corbyn e akuzoi atë për "përpjekje për të ndërhyrë" në zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, për të forcuar "mikun e tij Boris Johnson".

Mbretëria e Bashkuar po shkon zyrtarisht në votime në 12 dhjetor pasi projektligji i parakohshëm i zgjedhjeve u bë ligj, kur iu dha pëlqimi mbretëror të enjten.

Aktualisht ekziston një vonesë e mëtejshme në largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, në 31 Janar 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco