Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Gjendet trupi i 21 vjeçares britanike në Gjirin e Tajlandës, u zhduk para një jave

Gjendet trupi i 21 vjeçares britanike në Gjirin e Tajlandës, u zhduk para një jave

20:56, 31/10/2019
A+ Aa A-

Trupi i një turiste 21-vjeçare britanik Amelia Bambridge, u zbulua të enjten rreth 60 milje larg nga një ishull popullor pushimesh në Kamboxhia, ku ajo u pa për herë të fundit mbi një javë më parë.

Shefi i policisë Preah Sihanouk, Gjeneral Major, Chuon Narin tha se eshtrat e Bambridge u gjetën në Gjirin e Tajlandës, vetëm në veri-perëndim të Koh Rong, ku ajo u pa për herë të fundit natën e 23 tetorit në një festë në plazh, sipas FoxNews.

Trupi i saj ishte afër kufirit detar të Tajlandës.

Familja e Bambridge, fillimisht mendoi se ajo mund të ketë humbur në xhungël, por pas çantës dhe celularit të saj u gjetën në një shkëmb afër oqeanit, zyrtarët në Kamboxhi kthyen vëmendjen e tyre, drejt një mbytjeje të mundshme.

Më shumë se 150 njerëz, përfshirë zhytës dhe personel detar, kërkuan për disa ditë pa asnjë shenjë të turistes së re.

Lajmet e së enjtes u konfirmuan nga vëllai i Bambridge, Harry, në një mesazh të postuar në faqen e tij në Facebook.

"Më vjen keq për të gjithë miqtë dhe familjarët e saj, nuk ka asgjë më shumë që unë të kisha dashur, vetëm ta ktheja atë të gjallë," shkroi ai. "Dhe më vjen keq për ty Amelia Bambridge, radha është mbi mua kur të takohemi përsëri në parajsë. "

Bambridge filloi një udhëtim në Azi dhe në 27 Shtator, ajo mbërriti në Vietnam.

Babai i saj, Phil, u tha mediave lokale se ai e kishte paralajmëruar atë për të qenë të sigurt para se ajo të nisej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco