Kim Jong Un i dërgon ngushëllime pë vdekjen e nënës, Presidentit të Koresë së Jugut

Kim Jong Un i dërgon ngushëllime pë vdekjen e nënës, Presidentit të Koresë së Jugut

13:02, 31/10/2019
A+ Aa A-

Kim Jong Un i dërgon ngushëllime presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in për vdekjen e nënës. Kështu njoftoi zyra e Moon të enjten, pavarësisht lidhjeve të ngrira midis dy vendeve.

Në një mesazh të dërguar nëpërmjet fshatit kufitar Panmujon, natën vonë të së mërkurës, Kim shprehte “ngushëllime të thella” për humbjen e nënës së Moon, tha zëdhënësi i Presidentit të Koresë së Jugut, në një deklaratë.

Nëna e Presidentit Moon, Kang Han-ok vdiq të martën në një spital në qytetin port Busan në moshën 92-vjeçare.

Kim e dha mesazhin edhe pse marrëdhëniet midis dy Koreve janë ftohur këtë vit në kushtet kur kanë ngecur bisedimet për çmilitarizimin bërthamor me SHBA-në.

Koreja e Veriut i ka shtuar kritikat kundër Koresë së Jugut për vazhdimësinë e stërvitjeve ushtarake me SHBA dhe adoptimin e armëve të teknologjisë më të zhvilluar për t’u mbrojtur nga kërcënimet e Koresë së Veriut.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco