Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Lindi me 9 gishta, më në fund 21 vjeçari nga Kina i nënshtrohet operacionit

Lindi me 9 gishta, më në fund 21 vjeçari nga Kina i nënshtrohet operacionit

12:56, 31/10/2019
A+ Aa A-

Një i ri kinez i lindur me nëntë gishtërinj në këmbën e tij të majtë i është nënshtruar një operacioni që i ka ndryshuar plotësisht jetën pasi ka hequr gishtërinjtë e tepërt.

I njohur vetëm si Ajun, ai e kaloi fëmijërinë e tij duke shmangur çdo ndërveprim social dhe e kishte tej mase të vështirë të ftonte vajzat në takim.

Vetë 21-vjeçari filloi të ndihej përherë edhe më i padobishëm dhe shumë keq me veten e tij për shkak të këtij defekti fizik.

Tani, atij i është dhënë një mundësi e re në jetë pasi është operuar duke u kthyer plotësisht në normalitet me heqjen e gishtërinjve.

'Unë pushova së veshuri sandale nga viti i tretë i shkollës fillore. Unë kurrë nuk kam pasur një të dashur sepse jam kaq ndryshe. Asnjëherë nuk kam menduar se do të gjej ndonjë që dëshiron të rrijë me mua’.

Prindërit e të riut nuk dëshironin që ai të hiqte gishtërinjtë pasi e shikonin këtë si një ogur të keq për trashëgimtarin e familjes.

Ai vuajti për aq kohë me gjendjen për shkak të besimit kokëfortë të prindërve të tij se ishte një 'dhuratë nga qiejt'.  

Kjo ka qenë edhe arsyeja që 21 vjeçarit iu desh shumë kohë derisa të kthehej në normalitet me një këmbë si pjesa tjetër e njerëzve. F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco