Gaforret, pjeprat, mangot: Dhuratat që fundosën ministrat japonezë

Gaforret, pjeprat, mangot: Dhuratat që fundosën ministrat japonezë

10:40, 31/10/2019
A+ Aa A-

Tokio – Gaforret, pjeprat, mangot e madje dhe patatet e zakonshme e misri, janë provuar si politikisht të rrezikshme në Japoni javën e kaluar, pasi dy ministra të kabinetit u detyruan të japin dorëheqjen me radhë njëri pas tjetrit pas dyshimeve se kishin shkelur ligjin zgjedhor.

Dorëheqja e papritur e Ministrit të Drejtësisë Kawai Katsuyuki të enjten erdhi gjashtë ditë pas ish-ministrit të Industrisë dhe Tregtisë, Isshu Sugawara,

Sugawara ishte akuzuar për shkelje të ligjit zgjedhor prej dyshimeve se iu dhuroi shalqi dhe gaforre votuesve në zonën e tij elektorale në Tokio si dhe që dërgoi sekretarin e tij të jepte para në një funeral.

Kawai ishte akuzuar për dhurimin e dhuratave më të thjeshta: patate dhe misër si dhe mango, që janë një frut luksoz në Japoni.

Një grua shtëpiake mund t’i dhurojë fruta fqinjit të saj, duke nxitur përpjekjet për të marrë mbrapsht një dhuratë të ngjashme në dittë më pas. Kurse politikanët e kanë të ndaluar rreptësisht me ligj të të japin tek zgjedhësit që nënkupton dhurata. Rregulli është aq i rreptë sa një ministër kabineti duhet të dorëhiqej në vitin 2014 se u shpërndau gazeta, fansave gjatë verës.

Por në disa zona, dhuratat në para për ngjarje jetësore veçanërisht funerale janë të lejueshme. Çështa është se politikani duhet t’i paraqesë vetë.

Ky ishte një faktor tjetër që e fundosi ministrin Sugawara, ai çoi sekretarin e tij të jepte dhuratën në vend që të shkonte vetë, duke rënë kështu në kundërshtim me rregullat.  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco