Japonia: Koreja e Veriut lëshoi dy raketa në det!

Japonia: Koreja e Veriut lëshoi dy raketa në det!

10:22, 31/10/2019
A+ Aa A-

Koreja e Veriut lëshoi dy predha, ndoshta raketa, në det, ndërmjet gadishullit korean dhe Japonisë të enjten, sipas Rojes Bregdetare Japoneze dhe asaj ushtarake të Koresë së Jugut.

Dy predha të paidentifikuara u lëshuan të e enjten pasdite nga provinca jugore Phyongan, tha në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut.

Rojet bregdetare të Japonisë thanë se ato duket se ishin raketa dhe ranë jashtë zonës eskluzive ekonomike të Japonisë, që shtrihet në 200 milje detare ose 370 km në det.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco