VIDEO/ Flakët e ferrit pushtojnë trenin në Pakistan: 70 të vdekur, po gatuanin me bombola gazi

VIDEO/ Flakët e ferrit pushtojnë trenin në Pakistan: 70 të vdekur, po gatuanin me bombola gazi

09:20, 31/10/2019
A+ Aa A-

Të paktën 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një tren pasagjerësh në Pakistan.

Pamjet tregojnë tre vagonë të trenit të përfshirë nga flakët dhe tymi i zi që shpërthente nga dritaret dhe dëgjohen ulërimat e udhëtarëve që kanë mbetur të bllokuar brenda.

Sidoqoftë, sipas Ministrit të Hekurudhave, Sheikh Radhis Ahmed, shumica e vdekjeve ka ndodhur nga pasagjerët që u hodhën nga dritaret e trenit që lëvizte për t’i shpëtuar zjarrit.

    Ministri tha se incidenti ishte shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi kur pasagjerët po gatuanin mëngjesin mbi një sobë në tren të enjten në mëngjes. Është e paligjshme që pasagjerët të fusin bombola gazi nëpër trena, por rregullat shpeshherë shpërfillen.

    Dy soba shpërthyen kur njerëzit po gatuanin mëngjesin dhe prania e vajgurit ndërkohë që pasagjerët ishin në trenin në lëvizje i përhapi flakë, “tha ministri.

    Veç 70 të vdekurve, mbi 30 janë plagosur dhe shumica në gjendje kritike për jetën.

    Kryeministri i Pakistanit shkroi në Twitter: Thellësish i trishtuar nga tragjedia e tmerrshme në trenin Tezgam. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe lutje për shërim të shpejtë të të plagosurve, kam urdhëruar një hetim të menjëhershëm.”

      © SYRI.net

      Lexo edhe:

      Komentet

      Shto koment

      Denonco