PAMJE TË JASHTËZAKONSHME/ Si u sulmua dhe u eleminua lideri i ISIS

PAMJE TË JASHTËZAKONSHME/ Si u sulmua dhe u eleminua lideri i ISIS

23:08, 30/10/2019
A+ Aa A-

Pentagoni publikon pamje të reja nga sulmi i forcave speciale ku mbeti i vrarë lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Gjenerali i Marinës amerikane, Kenneth F. McKenzie Jr, gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, publikoi edhe pamjet e reja nga aksioni në Siri.

Ai theksoi se, bashkë me liderin e ISIS u vranë edhe dy fëmijët e tij dhe jo 3 siç është raportuar më herët.

Sipas tij, të dy fëmijët ishin nën moshën 12-vjeçare.

"Kur kapja e tij nga forcat amerikane ishte e pashmangshme, Baghdadi shpërtheu një bombë duke vrarë veten dhe dy fëmijë të vegjël”, tha ndër të tjera gjenerali në fjalën e tij, raporton Syri.net.

Sipas zyrtarit të ushtrisë amerikane, gjetja dhe eleminimi i kryeterroristit erdhi si pasojë e punës e disa agjensive inteligjente.

Gjeneral McKenzie Jr ishte drejtuesi i operacionit që çoi në eleminimin e Al-Baghdadit. /SYRI.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco