VIDEO-FOTO/ Ky është vendi ku mendohet se u vra al-Baghdadi, ja trupi i pajetë i liderit të ISIS

VIDEO-FOTO/ Ky është vendi ku mendohet se u vra al-Baghdadi, ja trupi i pajetë i liderit të ISIS

21:27, 27/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi mëngjesin e sotëm vdekjen e kreut të organizatës terroriste ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, në një operacion amerikan në Siri.

"Abu Bakr al-Baghdadi vdiq. Vdiq si një frikacak, duke ikur dhe duke qarë", do të deklaronte Trump në një deklaratë para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

"Baghdadi shpërtheu veten me jelekun shpërthyes të veshur. Rezultatet e ADN-së konfirmuan se personi i vdekur është ai", shtoi presidenti amerikan.

Sipas Trump, lideri i ISIS ka qenë në radarët e forcave amerikane prej kohësh, ndërsa falenderoi Turqinë, Rusinë, Sirinë dhe Irakun, duke thënë se SHBA ka punuar në koordinim me këto vende.

"Turqia e dinte se ku po shkonim. Nuk kishte asnjë problem. Ata na ndihmuan shumë. Ishte e mrekullueshme", deklaroi Trump.

Më poshtë mund të ndiqni pamje të Anadolu Agency nga vendi ku mendohet se u eleminua Abu Bakr Al-Baghdadi.

FOTO të Al Baghdadit të vdekur, që po qarkullojnë në rrjet (ende të pakonfirmuara)

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Edlir Rameta28/10/2019 04:39

    Fake news,nga shperthimi i jelekut bombe njeriu behet copa copa sngelet si ne foto.Po te krahasosh fotot duket qartadi seshte i njenjti person.Ne foton nr 1 e krahasuar me foton nr 2 po te shikoni me kujdes foton nr1 vetullat jane te hequra ne foton nr 2 jane krejte ndryshe,gjithashtu ne foton nr1 mjekra eshte e ruar pake duket forma e mjekres bihe lehtesisht ne sy nga foto nr 2.Gjithashtu trupi nuke eshte i coptuar nga jeleku bombe.Permasa trupore nuke perputhet me te teroristit,personi duket shume here me i ri nga teroristi Al Bagdad dhe i stervitur.Gjithashtu veshja teroristi Al Bagdad nuke vishte roba ushtarake.Pra Fake News i prodhuar nga USA e Trapi per te treguar se Amerika e kreu misionin e saje ne Siri dhe po terhiqet.

    Shto koment

    Denonco