Operacioni 'top secret' i SHBA për të vrarë liderin e ISIS, pamjet e para të vendit ku ndodhi sulmi

Operacioni 'top secret' i SHBA për të vrarë liderin e ISIS, pamjet e para të vendit ku ndodhi sulmi

14:05, 27/10/2019
A+ Aa A-

Televizioni shtetëror irakian ka transmetuar sot pamjet e asaj që thuhet se ishte një mësymje në Siri për të vrarë liderin e ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Baghdadi u vu në shënjestër në orët e para të së dielës në fshatin sirian Barisha, pranë kufirit turk, në një operacion ushtarak në të cilin u përfshinë helikopterë, avionë luftarakë dhe mjete tokësore.

Presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet të bëjë një deklaratë të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që burime pa emër nga Iraku, Siria dhe Irani thanë se ata ishin të informuar për ato që ndodhën.

Televizioni shtetëror irakian transmetoi një hendek të hapur në tokë nga ajo që dukej se ishte pasojë e një sulmi dhe me copa rrobash të përgjakura në tokë. Po ashtu, edhe pamje të shpërthimit gjatë natës.

Televizioni citoi një ekspert të terrorizmit që thoshte se agjencitë irakiane të shërbimeve sekreteve kishin ndihmuar në përcaktimin e vendodhjes së Baghdadit.

    Monitoruesi i luftës në Siri me bazë në Britani, i quajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se 9 persona u vranë gjatë sulmit dyorësh, përfshirë dy gra dhe një fëmijë së paku. Nuk dihet ende nëse Baghdadi ishte ndërmjet tyre.

    Një zyrtar i lartë i pentagonit qq ishte në dijeni të operacionit dhe zyrtar amerikan i Mbrojtjes thanë për mediat të dielën në mëngjes që një person me rëndësi të madhe për ISIS, - që besohet se është Baghdadi – ishte vënë në shënjestër të operacionit “top secret” në provincën siriane të Idlibit.

    Lajmi për vdekjen e a-Baghdadit vjen në prag të  tërheqjes së trupave amerikane nga Siria.

    Burime amerikane thanë të dielën se Komanda e Operacioneve Speciale e kreu sulmin.

    Komandanti i militantëve kurdë të Forcave Demokratike Siriane pretendoi se luftëtarët e tij luajtën rol në sulm me informacione sekrete për forcat amerikane. “Një operacion i suksesshëm, historik, si rezultat i punës së përbashkët të inteligjencës me SHBA”, shkroi Mazloum Abdi në Twitter.

    Zyrtarët amerikanë tanë për NBCNews se ekipet mjeko-ligjore ishin duke punuar në vendin e ngjarjes për të identifikuar mbetjet e al-Baghdadi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco