Katastrofike: erëra të fuqishme egërsojnë zjarret në Kaliforni, evakuohen 90 mijë banorë

Katastrofike: erëra të fuqishme egërsojnë zjarret në Kaliforni, evakuohen 90 mijë banorë

12:02, 27/10/2019
A+ Aa A-

Erëra të fuqishme po i egërsojnë zjarret në veri të Kalifornisë siç nuk ka ndodhur historikisht, njoftuan autoritetet të dielën, pasi dhjetëra e mijëra persona u urdhëruan të evakuohen dhe në këtë shtet të SHBA filluan ndërprerjet e energjisë elektrike.

Shkulme ere prej 80 km në orë po i ushqejnë zjarret në Kincade, që kërcënojnë mijëra godina duke shkaktuar djegie me intensitet të lartë në një terren të pjerrët në veri të San Francisko.

Sherifi i qarkut Sonoma lëshoi mëngjesin e së dielës një paralajmërim për evakuimin e pjesës më të madhe të qytetit Santa Rosa, që ka një popullsi prej 180 mijë banorësh.

Afro 90 mijë prej tyre u urdhëruan të ikin nga shtëpitë e tyre të shtunën ndërkohë që zjarri në qarkun Sonoma u përhap pas mesdite.

77 godina, përfshirë 31 shtëpi, u shkatërruan nga zjarri të shtunën. Më shumë se 2800 zjarrfikës u thirrën në vendin e ngjarjes.

“Kjo që po ndodh është nga më ekstremet dhe historike”, tha Davis King, një meteorolog për Los Angelos Times.

Image

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco