Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

 Al-Bagdadi shpërtheu jelekun vetëvrasës, thonë zyrtarët

Al-Bagdadi shpërtheu jelekun vetëvrasës, thonë zyrtarët

08:45, 27/10/2019
A+ Aa A-

Kreu i ISIS, Abu al-Bagdadi, besohet se ka shpërthyer një jelek vetëvrasës me eksploziv gjatë një operacioni ushtarak, që u krye të shtunën nga ushtria amerikane, komandot e operacioneve speciale, në veriperëndim të Sirisë. Kështu tha një zyrtar i lartë i amerikan i Mbrojtjes për CNN.

Një banor në veri të Sirisë, në Idlib, tregoi se kishte dëgjuar zhurmat e një operacioni të madh ushtarak pas mesnate, ndoshta sulmin ajror të SHBA-së që kishte në shenjëstër udhëheqësin e ISIS, Abu al-Bagdadi.

“Pas mesnate dëgjuam helikopterë të shumtë dhe avionë luftarakë që fluturonin në qiell,” tha dëshmitari për CNN. “Unë pashë katër helikopterë, mund të kishte edhe më shumë, por ishte shumë errët dhe s'mund ta them saktë. Pastaj dëgjova krismat e mitralozëve shumë të rëndë, shpërthime që zgjatën rreth një orë dhe nuk mund të them në ishin nga ajri, as nëse sulmi ishte mbi Barisha, një fshat në veri të Idlib, por ishte në anën perëndimore të Sarmada”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco