Vidhet diamanti 50 karatësh në panairin e bizhuterive, asnjë i arrestuar

Vidhet diamanti 50 karatësh në panairin e bizhuterive, asnjë i arrestuar

23:53, 26/10/2019
A+ Aa A-

Një diamant prej 200 milion jenësh (1,84 milion dollarë) që dyshohet se është vjedhur në një panair ndërkombëtar të bizhuterive pranë kryeqytetit Tokjo është duke hetuar nga policia japoneze.

Të enjten ora 17:00, diamanti 50 karatësh u pa për herë të fundit brenda një vitrine xhami.

Nga njoftimet e policisë, një orë më vonë pas mbylljes, diamanti ishte zhdukur kurse vitrina e diamantit ishte hapur.

Të  shtunën, policia deklaroi se dyshojnë se vjedhja e pretenduar është bërë diku në orët e fundit të ekspozitës së mbushur me njerëz në Yokohama, afër Tokjos.

Diamanti 50 karatësh, i ekspozuar nga një kompani në Saitama, në veri të Tokjos, ishte i vetmi që mungonte.

Akoma askush nuk është arrestuar.

Hetuesit po kontrollojnë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një burrë duke u afruar drejt vitrinës gjatë kohës që dyshohet kur ka ndodhur vjedhja.

Ekspozita treditore përfundoi të premten ashtu siç ishte planifikuar.

Në këtë ekspozitë morën pjesë rreth 410 dyqane bizhuterish nga e gjithë bota dhe më shumë se 10.000 vizitorë, kanë njoftuar organizatorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco