Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

‘Dhamë 30 mijë paund’/ Flasin prindërit e vajzës që ngriu në kamionin për Angli

‘Dhamë 30 mijë paund’/ Flasin prindërit e vajzës që ngriu në kamionin për Angli

15:27, 26/10/2019
A+ Aa A-

26 vjeçarja vietnameze Pham Thi Tra My është mes 39 viktimave të kamionit të tmerri në Angli.

Ajo i dërgoi nënës së saj disa mesazhe të dhimbshme në momentet e fundit të jetës duke i thënë se nuk merrte dot frymë dhe se po vdiste.

CNN ka shkuar tek shtëpia e të resë duke intervistuar prindërit, të cilët janë të kapluar nga dhimbja.

‘Trafikantët na thanë se do të rezervonin një vend VIP për vajzën tonë dhe për këtë neve na u desh të paguanim 30 000 paund që vajza jonë të mbërrinte shëndosh e mirë pa vuajtje në Britaninë e Madhe’, shprehet babai duke theksuar se tani humbën edhe vajzën edhe paratë.

‘Ata nuk na treguan se me çfarë do të udhëtohej, por këmbëngulën se do të ishte një udhëtim shumë i sigurt’, vijoi babai.

Mediat britanike raportojnë se është një numër i madh familjesh që ndodhen në ankth për të afërmit të tyre pasi ishin nisur për të shkuar në Angli.

Një ditë më parë u publikuan mesazhet e 26 vjeçares ndaj nënës teksa i thoshte se ishte duke vdekur për shkak se nuk merrte dot frymë.

‘Mami më vjen keq. Udhëtimi im nuk përfundoi me sukses. Jam duke vdekur, pasi nuk marr dot frymë’, i shkruan ajo ndër të tjera të ëmës.

Policia britanike gjeti 39 viktimë në kamionin frigorifer, për të cilët tha se ishin me origjinë nga Kina.

Megjithatë duhet të përfundojë identifikimi i plotë i viktimave për të patur një panoramë më të qartë të origjinës së tyre. /abcnews

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco