Obama akuzohet nga Trump për tradhti dhe ‘përgjim’ gjatë fushatës së 2016-ës

Obama akuzohet nga Trump për tradhti dhe ‘përgjim’ gjatë fushatës së 2016-ës

23:12, 25/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti Trump po rishikon pretendimin e tij të mëparshëm, se Shtëpia e Bardhë e Obamës, e përgjoi në fushatën e vitit 2016, duke ngritur akuzua, se ishte një veprim "tradhtar" nga ish presidenti demokrat.

Të gjitha këto pretendime dhe akuza, do publikohen në një libër të ri nga presidenti Trump, sipas Fox News.

"Ajo që ata bënë ishte tradhti, mirë? Ishte tradhti, " tha trump për autorin Doug Wead mbi realizimin e librit të tij të ardhshëm, " Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump: Historia e vërtetë e Presidencës së tij ".

"Gjëja interesante nga e gjithë kjo është se ne i kemi kapur ata duke spiunuar në zgjedhje. Ata po spiunonin për fushatën time. Pra e dini? Për cfarë ishte e gjitha ajo? ”, tha Trump.

"Unë kurrë nuk e kam thënë këtë, por e vërteta është se ata u kapën duke spiunuar. Ata po spiunonin, ”tha Trump i cili më pas shtoi,“ Obama ”.

Në vitin 2017, Trump postoi në twitter, se ndjeu që Shtëpia e Bardhë e Obamës “i kishte telat e tij nën përgjim” në Kullën Trump.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr në fillim të këtij viti, tha se po shikonte nëse një "mbikëqyrje e pahijshme" mund të ketë ndodhur në vitin 2016.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco