Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

NATO zotohet për angazhimin e saj të qëndrueshëm në Afganistan

NATO zotohet për angazhimin e saj të qëndrueshëm në Afganistan

20:19, 25/10/2019
A+ Aa A-

NATO-ja e rikonfirmoi angazhimin e saj për misionin në Afganistan dhe tha se do të sigurojë që prania e saj atje të mbetet "e qëndrueshme".

Zotimi u bë të premten në Bruksel, në fund të një takimi dyditor të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, sipas Rel.

Dita e dytë u përqendrua kryesisht në misionin e 16,000 trupave të NATO-s në Afganistan - vendin që po përballet me një kryengritje të intensifikuar të talibanëve dhe me pasiguri rreth strategjisë amerikane.

Në fillim të shtatorit, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, ka arritur një marrëveshje paraprake me talibanët për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, por presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shpallur më vonë procesin e paqes "të vdekur".

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e riafirmoi një qëndrim të pandryshuar për Afganistanin, duke thënë se "NATO-ja mbetet e angazhuar dhe ne do të vazhdojmë t'i mbështesim forcat afgane".

Këtë muaj, Trump i ka shqetësuar po ashtu aleatët duke tërhequr papritmas forcat amerikane nga veriu i Sirisë dhe duke i hapur rrugë Turqisë për të filluar një operacion kundër milicive kurde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco