Sulm i përgjakshëm në bazën ushtarake/ Ushtari vret 8 kolegë e plagos 2 të tjerë

Sulm i përgjakshëm në bazën ushtarake/ Ushtari vret 8 kolegë e plagos 2 të tjerë

19:03, 25/10/2019
A+ Aa A-

Sulm i përgjakshëm në një bazë ushtarake ruse në Siberi.

Këtë herë nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist, por ka qenë një pjesëtar i forcave të armatosura që ka ekzekutuar 8 kolegë të tij, ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja e ndodhur në rajonin Zabaikale të Siberisë është konfirmuar edhe nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas saj, ushtari mund të ketë pësuar një çekulibrim mendor në momentin që ka nisur të shtënat mbi kolegët.

Ushtari, emri i të cilit nuk është bërë publik ende, ishte duke ruajtur bazën në momentin e sulmit të befasishëm..

Një komision i posaçëm, i udhëhequr nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrey Kartapolov, u tha se është nisur drejt vendit ku ka ndodhur incidenti.

Ai akuzohet për akuzën e vrasjes së dy ose më shumë personave, e sanksionuar në Artikullin 105 të Kodit Penal rus, përcjell Syri.net.

Nuk kanë qenë të rralla sulmet e ushtarëve ruse, apo sovjetë më herët, ndaj kolegëve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco