Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Histori prekëse: I pastrehu harxhoi 20 dollarët e fundit për ta ndihmuar, ajo e bën të pasur

Histori prekëse: I pastrehu harxhoi 20 dollarët e fundit për ta ndihmuar, ajo e bën të pasur

15:20, 25/10/2019
A+ Aa A-

Një histori prekëse na vjen nga Amerika ku një i pastrehë tashmë është zotërues i të paktën 380 mijë dollarëve dhe shuma vazhdon të rritet dhe kjo falë zemërgjerësisë së tij.

Kate Mcclure teksa po shkonte për në shtëpi i kishte mbaruar karburanti në autostradë. Ajo kishte ndalur makinën dhe ishte nisur për të marrë karburant.

Ai kishte parë 27-vjeçaren që kishte ndaluar dhe e kishte kuptuar që diçka nuk shkonte siç duhet dhe i ishte afruar, duke i kërkuar të futej në makinë dhe të mbyllte dyert.

Pas disa minutash ai është kthyer me një bidon me benzinë, për të cilin kishte harxhuar 20 dollarët e tij të fundit.

Kate ishte prekur shumë nga ky veprim i Johnit dhe kishte filluar t’i sillte ujë dhe ushqim çdo ditë.

Teksa më vonë së bashku me të dashurin e saj hapën një llogari në internet duke treguar historinë e saj me Johnin dhe duke kërkuar ndihmë që të mblidhnin para për të.

Deri më tani janë mbledhur rreth 380 mijë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco