I çmendur nga dashuria, adoleshenti gjerman i ngjitet murit të burgut për të takuar ish-të dashurën Burgu i të rinjve në Vechta

I çmendur nga dashuria, adoleshenti gjerman i ngjitet murit të burgut për të takuar ish-të dashurën

14:46, 25/10/2019
A+ Aa A-

Një adoleshent gjerman, i dashuruar marrëzisht, e tejkaloi Romeon e Shekspirit duke iu ngjitur murit të një burgu femrash, 4 metra të lartë dhe arriti deri në dritaren me hekura të qelisës së ish-të dashurës së tij.

Mirëpo, pas kësaj, 18-vjeçari nuk pranonte të zbriste poshtë dhe u desh që zjarrfikësit në veri të Gjermanisë të përdornin një shkallë për ta shpëtuar.

Shtypi gjerman njoftoi se ish- e dashura, edhe ajo 18 vjeçe, ishte ndarë me të nga telefoni, pak para se ai të bënte këtë.

Adoleshenti ishte gjysëm i zhveshur, dukshëm për të shmangur kapjen e rrobave nëpër telat me gjemba. Tani ai mund të përballet me ndjekje penale për shkeljen që bëri.

Një zëdhënës i burgut të të rinjve në Vechta në Lower Saxoni, tha se i riu ishte i dëshpëruar dhe donte të bindte ish-të dashurën që të ndërronte mendje. Ai ia arriti që të ngjitej deri në dritaren e katit të parë.

Djaloshi pati si avantazh një llambë rruge për t’u ngjitur në mur, kështu që tani autoritetet e kanë mbështjellë llambën me tela me gjemba, njoftoi kanali televiziv NDR.

Nuk është e qartë pse djali nuk prenotoi një vizitë në burg në vend që të t’i hynte kësaj aventure javën e kaluar. Nuk u dhanë më shumë detaje rreth tij apo së burgosurës në moshë të re që ai u përpoq të takonte dhe është e paqartë nëse përpjekja e tij pati sukses.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco