Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Zjarre të tërbuar djegin Kaliforninë, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë Një shtëpi duke u djegur në Geyserville, California

Zjarre të tërbuar djegin Kaliforninë, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë

14:21, 25/10/2019
A+ Aa A-

Rreth 40 mijë persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre në Kaliforni për shkak të zjarreve. Zjarrfikësit po përpiqen të përmbajnë flakët ndërkohë që ato po djegin tokën dhe ndërtesat në veri dhe jug të shtetit amerikan.

Zjarret po përparojnë prej erërave të fuqishme, të cilat priten të përkeqësohen në Kaliforninë jugore gjatë fundjavës.

Kalifornia është ende duke marrë veten nga zjarret eegra të vitit të kaluar që shkaktuan 100 të vdekur.

Zjarri në Kincade, që nisi të mërkurën ka djegur thuajse 6500 ha tokë në qarkun Sonoma, një nga rajonet më të famshme për verërat në Kaliforni.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco