Dashuri e përjetshme/ E fejuara humbi betejën me kancerin, burri martohet me trupin e saj të vdekur

Dashuri e përjetshme/ E fejuara humbi betejën me kancerin, burri martohet me trupin e saj të vdekur

22:18, 23/10/2019
A+ Aa A-

Një histori e dhimbshme ka ndodhur në Kinë, ku e reja 34 vjeçare humbi jetën pas betejës me kancerin e gjirit.

Burri i saj, 35-vjeçari Xu Shinan, për të treguar dashurinë që kishte për të fejuarën e tij, vendosi të martohej me trupin e saj të vdekur gjatë ceremonisë së funeralit.

Zemërthyer, Xu Shinan pa të fejuarën e tij Yang Liu me fustan të bardhë në arkivolin e rrethuar nga 169 buqeta me trëndafila rozë, ndërsa Xu Shinan lexoi premtimet e tij të dasmës për të.

Ndër të tjera, Xu u shpreh përpara trupit të pajetë të partneres së tij: “Grua, të lutem mos u shqetëso! Pjesa tjetër e jetës sime vërtet do të jetë e mbushur me dhimbje, por unë nuk do të dorëzohem kurrë.”

Xu tregoi se nuk ishte larguar për asnjë çast nga trupi i pajetë e Yang për shtatë ditë nga vdekja e saj, e cila është pjesë e një tradite kineze për të respektuar personat që ndahen nga jeta. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco