VIDEO/ Ky është kamioni nga Bullgaria, që hyri në Angli me 39 trupa të vdekur brenda

VIDEO/ Ky është kamioni nga Bullgaria, që hyri në Angli me 39 trupa të vdekur brenda

12:28, 23/10/2019
A+ Aa A-

Ky është kamioni i nisur nga Bullgaria, që kishte hyrë në Angli dhe iu zbuluan brenda 39 trupa të vdekur, ndër ta një adoleshent.

Policia e Essex nuk tha se kishte gjetur ndonjë të mbijetuar në kamion. Shoferi 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut u arrestua me dyshimin për vrasje.

Oficeri Andrew Mariner u tha mediave se ata po përpiqeshin të identifikonin viktima por parashikohej se procesi do të ishte i gjatë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson tha se ishte i tronditur  nga ky incident tragjik.

“Unë po marr rregullisht raporte dhe Home Oficce po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Essex që të përcaktojmë saktësisht çfarë ka ndodhur. Mendimet e mia janë tek ata që humbën jetët e tyre dhe tek ata ata që humbën të dashurit e tyre.”

Sekretari i Shtetit, Priti Patel, tha se “ishte e tronditur dhe e trishtuar nga ky incident tragjik”, ndërsa deputetja Jackie Doyle-Prices tha se ishte një lajm i zymtë.

“Trafikimi i njerëzve është një biznes i ndyrë dhe i rrezikshëm”, tha zonja Doyle-Price në Twitter dhe shtoi se shpresonte që Policia e Essex do të do t’i dërgonte vrasësit përpara drejtësisë.

Seamus Leheny, menaxheri i politikave të Irlandës së Veriut për Shoqatën e Transportit tha, se nëse kamioni kishte ardhur nga Bullgaria dhe kishte hyrë në Britani nëpërmjett Holyhead ishte një “rrugë jonormale”.

Në qershor të vitit 2000, 58 emigrantë kinezë u gjetën të mbytur për vdekje në pjesën e pasme të një kamioni në Dover. Vetëm dy kishin mbijetuar.

VIDEO DHE FOTO

Policia e Essex në Angli dha një konferencë shtypi, pasi gjeti 39 persona të vdekur brenda kontenierit të një kamioni në një park industrial.

 

Image

 

Image

Image

 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco