U rrëzua dhe krisi legenin, shtrohet në spital ish-presidenti më i vjetëri i SHBA

U rrëzua dhe krisi legenin, shtrohet në spital ish-presidenti më i vjetëri i SHBA

18:36, 22/10/2019
A+ Aa A-

Ish-Presidenti Jimmy Carter u shtrua në spital si pasojë e një rrëzimi në shtëpinë e tij të hënën në mbrëmje në qytetin Plains të Xhorxhias.

Qendra Carter njoftoi se 95-vjeçari ndodhet në qendrën mjekësore "Phoebe Sumter" dhe se "po mbahet nën vëzhgim ndërsa po trajtohet për një krisje të vogël të legenit", sipas VOA.

Qendra, një grup jo-fitimprurës për të drejtat e njeriut tha gjithashtu se ish-Presidenti "është në gjendje të mirë shpirtërore dhe se mezi pret të shërohet e të shkojë në shtëpi".

Ky është incidenti i dytë për zotin Carter brenda këtij muaji dhe i treti që nga pranvera e këtij viti, kur si pasojë e një rrëzimi iu nënshtrua një operacioni.

Zoti Carter, ish-Presidenti më i vjetër në moshë ka shërbyer për një mandat në Shtëpinë e Bardhë nga 1977 deri në 1981-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco