Policia norvegjeze qëllon burrin që po shtypte njerëzit me ambulancë, ndër ta 2 foshnja

Policia norvegjeze qëllon burrin që po shtypte njerëzit me ambulancë, ndër ta 2 foshnja

14:43, 22/10/2019
A+ Aa A-

Policia norvegjeze qëlloi një burrë që me një ambulancë të vjedhur iu sul një turme njerëzish sot në mesditë. Sipas raporteve të fundit, dy foshnje binjake nga 7 muajshe, në karrocë, u goditën nga makina e rrëmbyer.

Burri i armatosur e vodhi ambulancën dhe e drejtoi atë mbi turmën e njerëzve në kryeqytetin Oslo, të martën, njoftoi Policia.

Policia e arrestoi burrin pasi hapi zjarr mbi makinën. Ai nuk ishte plagosur rëndë.

Policia tha se në një mesazh në Twitter se një çift të moshuarisht dhe një nënë që shtynte dy fëmijët binjakë në një karrocë ishin lënduar. Gruaja me fëmijët u dërguan në spitalin e Oslos.

Policia nuk e ka konfirmuar ende nëse sulmi ishte i qëllimshëm apo në ndokush ishte vrarë. Zëdhënësi i saj tha se ishin në kërkim të një gruaje që kishte lidhje me incidentin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco